Në kuadër të nismës “Gjykatë e Hapur”, me datën 18.06.2015 u organizua vizita e nxënësve të klasave të VI-ta, VII-ta dhe VIII-ta të ShFMU “Mati Logoreci” të Prizrenit në Gjykatën Themelore. Vizita tematike “Njoftohu me gjykatën tënde” kishte për qëllim informimin e nxënësve rreth punës dhe shërbimeve që ofron Gjykata Themelore në Prizren dhe t’u mundësojë atyre të njihen për së afërmi me objektin e gjykatës. Në pjesën e parë të vizitës nxënësit u takuan me kryetarin e Gjykatës Themelore z. Ymer Hoxha, ku ai priti nxënësit në zyrën e tij duke informuar nxënësit rreth gjykatës, dhe zëdhënsja Afërdita Kicaj, të shoqëruar nga praktikantët e Zyrës për Informim Publik. Z. Hoxha prezantoi para nxënësve strukturën dhe punën e gjykatës, sfidat e punës dhe bashkëpunimin e gjykatës më qytetarët. Zëdhënësja Kicaj prezantoi punën që bënë zyra e informimit, mënyrat e komunikimit me qytetarë dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët. Takimi vazhdoi me diskutim të hapur mes kryetarit, zëdhënses së gjykatës dhe nxënësve, të cilët ishin të interesuar për bashkëpunimin e gjykatës me gjykata tjera të vendit dhe rajonit, rastet e burgimeve të përjetshme dhe dënimet për të miturit. Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit Ymer Hoxha priti në vizit nxënësit e shkollës,,Mati Logoreci,, 18.06.2015 više
Nxënësit e shkollës ,,Emin Duraku,, vizituan Gjykatën Themelore në Prizren Nxënësit e shkollës ,,Emin Duraku,, vizituan Gjykatën Themelore në Prizren 05.06.2015 više
Vizita e nxënësve të shkollës ,,Ukshin Hoti,, në Gjykatën Themlore në Prizren Vizita e nxënësve të shkollës ,,Ukshin Hoti,, në Gjykatën Themlore në Prizren 27.05.2015 više
Tryezë e rrumbullakët e Gjykatës Themelore të Prizrenit me gjyqtarë, prokurorë dhe avokat Tryezë e rrumbullakët e Gjykatës Themelore të Prizrenit me gjyqtarë, prokurorë dhe avokat 19.03.2015 više
Forumi i gjyqtareve dhe prokuroreve në takim me praktikantët e gjykatës dhe prokurorisë Forumi i gjyqtareve dhe prokuroreve në takim me praktikantët e gjykatës dhe prokurorisë 26.02.2015 više