30(tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit

30(tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 11.11.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të ndaj të pandehurve me iniciale L.B. dhe A.R. nga Tirana, Republika e Shqipërisë,  për shkak dyshimit të bazuar se kanë…

PRIZREN – 11.11.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të ndaj të pandehurve me iniciale L.B. dhe A.R. nga Tirana, Republika e Shqipërisë,  për shkak dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale  kontrabandimi me migrant nga neni 164 par. 1 dhe 8 pika 1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 10.11.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 09.12.2019.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, të KPPK-së,  duke pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe rrethanat në të cilat është kryer, të pandehurit janë kapur në flagrancë nga policia kufitare si dhe viktimat e rastit duke e kaluar kufirin ilegalisht me çka edhe e kanë cenuar rëndë rendin kushtetues dhe juridik të vendit, si dhe të pandehurit kishin qenë duke i pritur këto viktima për ti dërguar në destinacionin ku ata kanë planifikuar e që deri më tani nuk dihet, pesha e rëndë e kësaj vepre penale, pasojat që mund të shkaktohen nga kjo vepër penale me çka rrezikohet edhe siguria e Republikës së Kosovës, faktin se në kohët e fundit janë rritur rastet e kontrabandimi të migrantëve nga vendet e lindjes që Republikën e Kosovës tentojnë ta shfrytëzojnë si vend transit apo destinacionin për  kalimin ilegal të migrantëve. Nga rrethanat e tjera të këtij rasti  qëllimin e përfitimit të dobisë pasurore si dhe duke pasur parasysh se të pandehurit janë shtetas të huaj dhe viktimat janë po ashtu shtetas të huaj, tregojnë rrezikun se të pandehurit po të lihen në liri do të përsërisin edhe vepra tjera penale të kësaj natyre, duke e parë edhe rritjen e numrit të madh të këtyre veprave penale do të kishte edhe ndikim negativ ne opinion.