PRIZREN – 11.11.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale H.B. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227…
PRIZREN – 11.11.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale H.B. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 par. 3 nën par.3.1 dhe 3.3 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 08.11.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 07.12.2019,
Ekziston baza e posaçme ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, të KPPK-së, duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat dyshohet se i pandehuri e ka detyruar të dëmtuarën të mitur me iniciale B.M. me përdorim të forcës dhe kërcënimeve ndaj të njëjtës disa herë ka kryer aktin seksual pa dëshirën e saj, nga momenti kur e vëren gjendjen e saj shëndetësor, e lë në rrugë, në një gjendje kur ajo nuk kishte vetëdije dhe largohet, dhe nga ajo kohë largohet edhe nga Kosova. Pesha e veprës penale e cila është e natyrës së rëndë e drejtuar ndaj viktimës e cila është e mitur, në ambientin në të cilin jeton i pandehuri tregojnë rrezikun se i pandehuri do të përsërisë veprën penale apo edhe vepra tjera penale si pasojë e këtij rasti.