NJOFTIM

NJOFTIM

Gjykata Themelore në Prizren, apelon tek të gjitha palët që pas situatës së krijuar si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, të evitojnë sa më shumë frekuentimin në objektet e gjykatës dhe degëve në Suharekë dhe Dragash, duke përdorur mjetet elektronike si metodë alternative për dorëzimin e shkresave.  Të gjithë palët mund të dorëzojnë…

Gjykata Themelore në Prizren, apelon tek të gjitha palët që pas situatës së krijuar si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, të evitojnë sa më shumë frekuentimin në objektet e gjykatës dhe degëve në Suharekë dhe Dragash, duke përdorur mjetet elektronike si metodë alternative për dorëzimin e shkresave. 

Të gjithë palët mund të dorëzojnë shkresat në adresën elektronike zyrtare: gjthprizren@rks-gov.net, dhe këto shkresa do të përcillen tek gjyqtarët apo zyrtarët kompetent.

Ndërsa të gjithë të interesuarit të cilët kanë nevojë për Certifikatën (nga evidenca e gjendjes penale) aplikimin mund ta bëjnë online përmes linkut:

Me rastin e aplikim duhet të bashkëngjitet një kopje e letërnjoftimin/pasaportës valide (online mund të bëhet përmes fotografisë).

Kurse për tërheqjen e certifikatës palët duhet të jenë fizikisht.

Gjithashtu aplikimin për certifikatën e gjendjes penale të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë në këtë e-mail:

gjthprizren@gmail.com

Lusim palët që gjatë frekuentimit të domosdoshëm në objektin e gjykatës dhe komunikimit me stafin, ti përmbahen rregullave dhe udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) për Parandalimin e Infeksionit COVID-19.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!