PRIZREN, 27.12. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale G.S. nga Vushtrria për shkak të veprës penale vjedhje nga neni 325 para.1 të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale G.S., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me…
PRIZREN, 27.12. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale G.S. nga Vushtrria për shkak të veprës penale vjedhje nga neni 325 para.1 të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale G.S., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro.
Sepse me datën 19.03.2018 rrethë orës 20:15 në Prizren, i pandehuri me iniciale G.S., me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së huaj për vete, në atë mënyrë gjersa i dëmtuari me iniciale XH.B., ishte në barnatoren “Menta” i pandehuri shfrytëzon çastin e përshtatshëm kur nuk e vëren askush dhe nga vetura e markës “Opel Meriva” merr telefonin e markës “Samsung Grande” e më pastaj ia shet të pandehurit me iniciale H.GJ.