Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 27.12. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  G.S. nga  Vushtrria  për shkak të veprës penale vjedhje  nga neni 325 para.1  të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale G.S., gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me…

PRIZREN, 27.12. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  G.S. nga  Vushtrria  për shkak të veprës penale vjedhje  nga neni 325 para.1  të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale G.S., gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro.

Sepse me datën 19.03.2018 rrethë orës 20:15 në Prizren,  i pandehuri me iniciale G.S., me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së huaj për vete, në atë mënyrë gjersa i dëmtuari me iniciale XH.B., ishte në barnatoren “Menta”  i pandehuri shfrytëzon çastin e përshtatshëm kur nuk e vëren askush dhe nga vetura e markës “Opel Meriva” merr telefonin e markës “Samsung Grande” e më pastaj ia shet të pandehurit me iniciale H.GJ.