Gjykata Themelore e Prizrenit sot mbajti konferencën me media ku u prezantua raporti i punës vjetore për vitin 2019 të kësaj gjykate. Kryetari Ymer Hoxha gjatë prezantimit të raportit të punës për gjykatën ka njoftuar për zvogëlimin e numrit të lëndëve të bartura, të kryera për vitin 2019. Gjykata Themelore në Prizren Lëndë të trashëguara…
Gjykata Themelore e Prizrenit sot mbajti konferencën me media ku u prezantua raporti i punës vjetore për vitin 2019 të kësaj gjykate. Kryetari Ymer Hoxha gjatë prezantimit të raportit të punës për gjykatën ka njoftuar për zvogëlimin e numrit të lëndëve të bartura, të kryera për vitin 2019.
Gjykata Themelore në Prizren
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2019 | Lëndë të ardhura janar-nëntor 2019 | Gjithsej lëndë në punë janar-nëntor 2019 | Lëndë të kryera janar-nëntor 2019 | Lëndë të mbetura deri në fund të muajit nëntor 2019 |
15329 | 26939 | 42268 | 25442 | 16826 |
Gjykata Themelore në Prizren Dega në Suharekë
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2019 | Lëndë të ardhura janar-nëntor 2019 | Gjithsej, lëndë në punë janar-nëntor 2019 | Lëndë të kryera janar-nëntor 2019 | Lëndë të mbetura deri në fund të muajit nëntor 2019 |
6755 | 4518 | 11273 | 5139 | 6134 |
Gjykata Themelore në Prizren Dega në Dragash
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2019 | Lëndë të ardhura janar-nëntor 2019 | Gjithsej, lëndë në punë janar-nëntor 2019 | Lëndë të kryera janar – nëntor 2019 | Lëndë të mbetura deri në fund të muajit nëntor 2019 |
1424 | 3223 | 4647 | 3410 | 1237 |
Këto tabela janë tregues i rezultateve të reformave të cilat janë ndërmarr në gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe degët e saj Suharekë dhe Dragash gjatë vitit 2019.
Edhe pse gjykata vazhdon të veproj me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2019 në përqindje ka qenë – Gjykata Themelore e Prizrenit me 94.44%, Gjykata Themelore në Prizren dega Suharekë me 113.75%, Gjykata Themelore në Prizren dega në Dragash me 105.80% që është dëshmi e përkushtimit të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët.
Sipas Kryetarit të kësaj gjykate, gjykata vazhdon të ketë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkëpunëtor profesional, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrativ, si dhe nevoja për një objekt te ri te gjykatës, për shkak te hapësirës se pamjaftueshme, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit kësaj gjykatë. Gjatë periudhës raportuese Gjykata ka bashkëpunuar ngushtë me mediat, OSBE-në, policinë prokurorin si dhe me Organizatat Joqeveritare.