Raporti vjetor i punës për vitin 2019 i Gjykatës Themelore të Prizrenit

Raporti vjetor i punës për vitin 2019 i Gjykatës Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit sot mbajti konferencën me media ku u prezantua raporti i punës vjetore për vitin 2019 të kësaj gjykate. Kryetari Ymer Hoxha gjatë prezantimit të raportit të punës për gjykatën  ka njoftuar  për zvogëlimin e numrit të lëndëve të bartura, të kryera për vitin 2019.  Gjykata Themelore në Prizren Lëndë të trashëguara…

Gjykata Themelore e Prizrenit sot mbajti konferencën me media ku u prezantua raporti i punës vjetore për vitin 2019 të kësaj gjykate. Kryetari Ymer Hoxha gjatë prezantimit të raportit të punës për gjykatën  ka njoftuar  për zvogëlimin e numrit të lëndëve të bartura, të kryera për vitin 2019.

 Gjykata Themelore në Prizren

Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2019 Lëndë të ardhura janar-nëntor 2019 Gjithsej lëndë në punë janar-nëntor  2019 Lëndë të kryera janar-nëntor  2019 Lëndë të mbetura deri në fund të muajit nëntor 2019
15329 26939 42268 25442 16826

Gjykata Themelore në Prizren Dega në Suharekë

Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2019 Lëndë të ardhura janar-nëntor 2019 Gjithsej, lëndë në punë janar-nëntor 2019 Lëndë të kryera janar-nëntor  2019 Lëndë të mbetura deri në fund të muajit nëntor 2019
6755 4518 11273 5139 6134

Gjykata Themelore në Prizren Dega në Dragash

Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2019 Lëndë të ardhura  janar-nëntor 2019 Gjithsej, lëndë në punë janar-nëntor 2019 Lëndë të kryera janar – nëntor 2019 Lëndë të mbetura deri në fund të muajit nëntor 2019
1424 3223 4647 3410 1237

Këto tabela janë tregues i rezultateve të reformave të cilat janë ndërmarr në gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe degët e saj Suharekë dhe Dragash  gjatë vitit 2019.

Edhe pse gjykata vazhdon   të veproj me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2019 në përqindje ka qenë – Gjykata Themelore e Prizrenit me 94.44%, Gjykata Themelore në Prizren dega Suharekë me 113.75%, Gjykata Themelore në Prizren dega në Dragash me 105.80%  që është dëshmi  e përkushtimit të gjyqtarëve dhe  stafit administrativ të gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët.

Sipas Kryetarit të kësaj gjykate, gjykata vazhdon të ketë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkëpunëtor profesional, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrativ, si dhe nevoja për një objekt te ri te gjykatës, për shkak te hapësirës se pamjaftueshme, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit kësaj gjykatë. Gjatë periudhës raportuese Gjykata ka  bashkëpunuar ngushtë me mediat, OSBE-në, policinë prokurorin si dhe me Organizatat Joqeveritare.