PRIZREN, 07.11. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.D. nga Prizreni për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1.lidhur me nenin 31.të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale A.D, pas pranimit të fajësisë, gjykata e …
PRIZREN, 07.11. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.D. nga Prizreni për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1.lidhur me nenin 31.të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale A.D, pas pranimit të fajësisë, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind) euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite.
Sepse me datën 11.08.2017, rrethe orës 19.30 minuta në Prizren në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale D.M. i akuzuari me iniciale A.D. në bashkëveprim me të miturin me iniciale A.K.me qëllim që vetës ti sjell pasuri të kundërligjshëm, duke shfrytëzuar momentin e volitshëm ku në shtëpi nuk ishte askush, fillimisht eliminojnë pengesat duke kapërcyer rrethojat me tela dhe me një kaçavidë si mjet të përshtatshëm për thyerje, me përdorimin e forcës fizike thyejnë derën e hyrjes së shtëpisë, depërtojnë brenda, ku arrijnë që nga aty të marrin 1200 (njëmijedyqind) euro dhe sende tjera me vlerë, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.