Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 07.11. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  A.D. nga  Prizreni  për shkak se  ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë nga neni  327 para.1.lidhur me nenin 31.të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale A.D, pas  pranimit të fajësisë, gjykata e …

PRIZREN, 07.11. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  A.D. nga  Prizreni  për shkak se  ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë nga neni  327 para.1.lidhur me nenin 31.të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale A.D, pas  pranimit të fajësisë, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind) euro si dhe  dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje  prej  2 (dy) vite.

Sepse me datën 11.08.2017, rrethe orës 19.30 minuta në Prizren në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale D.M. i akuzuari me iniciale A.D. në bashkëveprim me të miturin me iniciale A.K.me qëllim që vetës ti sjell pasuri të kundërligjshëm, duke shfrytëzuar momentin e volitshëm ku në shtëpi nuk ishte askush, fillimisht eliminojnë pengesat duke kapërcyer rrethojat me tela dhe me një kaçavidë si mjet të përshtatshëm për thyerje, me përdorimin e forcës fizike thyejnë derën e hyrjes së shtëpisë, depërtojnë brenda, ku arrijnë që nga aty të marrin 1200 (njëmijedyqind) euro dhe sende tjera me vlerë, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.