PRIZREN, 13.09. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale H.S. , nga fshati Brodosan, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale vrasje nga neni 178 par.1 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar…
PRIZREN, 13.09. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale H.S. , nga fshati Brodosan, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale vrasje nga neni 178 par.1 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374.
I akuzuari me iniciale H.S.nga fshati Brodosan ,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze,gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë) vite, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
Gjykata konform dispozitave ligjore e ka dënuar me dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite, e 6 (gjashtë) muaj.