Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 13.09. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues  ndaj të akuzuarit me iniciale  H.S. , nga fshati Brodosan, Komuna e Prizrenit,  për shkak  të veprës penale vrasje nga neni 178 par.1 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar…

PRIZREN, 13.09. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues  ndaj të akuzuarit me iniciale  H.S. , nga fshati Brodosan, Komuna e Prizrenit,  për shkak  të veprës penale vrasje nga neni 178 par.1 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374.

I  akuzuari me iniciale H.S.nga fshati  Brodosan ,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze,gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në  kohëzgjatje prej  14 (katërmbëdhjetë) vite, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.

Gjykata konform dispozitave ligjore e ka dënuar me dënimin UNIK  me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite,  e  6 (gjashtë) muaj.