Më 27 maj 2016 trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.36/16. ndaj të akuzuarit me inicialet S.H. nga Suhareka, për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 parag.1-2.1.të KP-së.
Të akuzuarit me inicialet S.H.i shqiptohet
-Dënimi me KUSHT duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e
6 (gjashtë) muaj, si dhe
-Dënimin PLOTSUES ndalimi i ushtrimit të detyrës së drejtorit në ndonjë drejtori të komunës së Suharekës për periudhe kohore prej 1(nje) viti.