Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

  Më 27 maj 2016 Trupi  Gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.36/16. ndaj të akuzuarit me inicialet S.H. nga Suhareka, për shkak të veprës penale  keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga  neni 422 parag.1-2.1.të KP-së. 

Të akuzuarit me inicialet S.H.i shqiptohet

-Dënimi me KUSHT duke ia vërtetuar dënimin me burgim  në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e

6 (gjashtë) muaj, si dhe

-Dënimin PLOTSUES  ndalimi i ushtrimit të detyrës së Drejtorit në ndonjë Drejtori të Komunës së Suharekës për periudhe kohore prej 1(nje) viti.