Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

            Më 27 maj 2016 trupi  gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.36/16. ndaj të akuzuarit me inicialet S.H. nga Suhareka, për shkak të veprës penale  keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga  neni 422 parag.1-2.1.të KP-së.

Të akuzuarit me inicialet S.H.i shqiptohet

-Dënimi me KUSHT duke ia vërtetuar dënimin me burgim  në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e

6 (gjashtë) muaj, si dhe

-Dënimin PLOTSUES  ndalimi i ushtrimit të detyrës së drejtorit në ndonjë drejtori të komunës së Suharekës për periudhe kohore prej 1(nje) viti.