Në Gjykatën Themelore, filluan punën dy (2) bashkëpunëtorë profesional

Në Gjykatën Themelore, filluan punën dy (2) bashkëpunëtorë profesional

Pas përmbylljes së suksesshme të procedurave ligjore të rekrutimit, gjykatave të Republikës së Kosovës i janë shtuar 22 bashkëpunëtorë profesional,  Anesa Gjaha, në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe Yll Kaçamaku në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, filluan angazhimin e tyre pranë Gjykatave përkatëse. Edhe gjatë këtij procesi rekrutues, KGJK ka pasur parasysh parimin e…

Pas përmbylljes së suksesshme të procedurave ligjore të rekrutimit, gjykatave të Republikës së Kosovës i janë shtuar 22 bashkëpunëtorë profesional, 

Anesa Gjaha, në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe Yll Kaçamaku në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, filluan angazhimin e tyre pranë Gjykatave përkatëse.

Edhe gjatë këtij procesi rekrutues, KGJK ka pasur parasysh parimin e barazisë gjinore, ku nga numri total i bashkëpunëtorëve profesional, prej tyre janë 13 femra apo 59.1% dhe 9 meshkuj apo 40.9%.

Kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, iu uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar suksese dhe duke theksuar se pret përkushtim nga ana e tyre në kryerjen e detyrave dhe atë me profesionalizëm të lartë, duke potencuar se angazhimi i tyre do të jetë tejet i dobishëm dhe do të sjellë ndryshme pozitive në funksionimin e gjykatës.

Gjykata Themelore në Prizren, tashmë ka një numër të përgjithshëm prej 27 bashkëpunëtorësh profesional, të angazhuar në Departamente dhe Divizione të ndryshme për ë ofruar mbështetjen e tyre profesionale Gjyqtarëve për trajtimin dhe zgjidhjen e lëndëve.