Pas përmbylljes së suksesshme të procedurave ligjore të rekrutimit, gjykatave të Republikës së Kosovës i janë shtuar 22 bashkëpunëtorë profesional, Anesa Gjaha, në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe Yll Kaçamaku në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, filluan angazhimin e tyre pranë Gjykatave përkatëse. Edhe gjatë këtij procesi rekrutues, KGJK ka pasur parasysh parimin e…
Pas përmbylljes së suksesshme të procedurave ligjore të rekrutimit, gjykatave të Republikës së Kosovës i janë shtuar 22 bashkëpunëtorë profesional,
Anesa Gjaha, në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe Yll Kaçamaku në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, filluan angazhimin e tyre pranë Gjykatave përkatëse.
Edhe gjatë këtij procesi rekrutues, KGJK ka pasur parasysh parimin e barazisë gjinore, ku nga numri total i bashkëpunëtorëve profesional, prej tyre janë 13 femra apo 59.1% dhe 9 meshkuj apo 40.9%.
Kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, iu uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar suksese dhe duke theksuar se pret përkushtim nga ana e tyre në kryerjen e detyrave dhe atë me profesionalizëm të lartë, duke potencuar se angazhimi i tyre do të jetë tejet i dobishëm dhe do të sjellë ndryshme pozitive në funksionimin e gjykatës.
Gjykata Themelore në Prizren, tashmë ka një numër të përgjithshëm prej 27 bashkëpunëtorësh profesional, të angazhuar në Departamente dhe Divizione të ndryshme për ë ofruar mbështetjen e tyre profesionale Gjyqtarëve për trajtimin dhe zgjidhjen e lëndëve.