Burgim dhe Gjobë ndaj të akuzuarve për disa vepra penale

Burgim dhe Gjobë ndaj të akuzuarve për disa vepra penale

Gjykata Themelore – Dega në Suharekë,  Departamenti i Përgjithshëm, Gjyqtari Qemail Suka ka shpallur aktgjykim DËNUES ndaj të akuzuarve, ashtu që të njëjtit i GJYKON: Personi përgjegjës i personit juridik “ V……F……….” SHPK- i pandehuri XH.R., për veprat penale: Ndërtimi pa leje, Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave, dhe Uzurpimi i paligjshëm…

Gjykata Themelore – Dega në Suharekë,  Departamenti i Përgjithshëm, Gjyqtari Qemail Suka ka shpallur aktgjykim DËNUES ndaj të akuzuarve, ashtu që të njëjtit i GJYKON:

  1. Personi përgjegjës i personit juridik “ V……F……….” SHPK- i pandehuri XH.R., për veprat penale:
  2. Ndërtimi pa leje,
  3. Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave, dhe
  4. Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

DËNIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 15 muajsh, dhe DËNIM ME GJOBË në shumën prej 10.000 euro.

  • E pandehura-Personi juridik “ V……  F…….” SHPK, për veprat penale:
  • Ndërtimi pa leje,
  • Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave, dhe
  • Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

DËNIM UNIK ME GJOBË në shumën prej 18.000 euro.

  • Personi përgjegjës i personit juridik E…… M……. SHPK- i pandehuri B.M., për veprën penale:
  • Ndërtimi pa leje,

Dënim me burgim prej 6 muaj (i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 2 vite, nëse i pandehuri nuk kryen vepra të tjera penale), DËNIM ME GJOBË në shumën prej 4.000 euro

  • E pandehura Personi juridik “E…. M…..”SHPK, për veprën penale:
  • Ndërtimi pa leje,

DËNIM me GJOBË në shumën prej 4.000 euro.

Të akuzuarit, kanë kryer veprat penale në periudhën kohore gusht 2020 e në vazhdimësi, ashtu që i pandehuri Xh.R., dhe personi përgjegjës “V…. F……” Sh.P.K., në cilësi të investitorit kanë ndërtuar objekt afarist pa leje ndërtimi në ngastrat kadastrale e cila evidentohet pronë shoqërore të të dëmtuarës MMPHI-së, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se Inspektorati Komunal në Sukarekë – sektori i ndërtimit, i ndërpresin punimet, dhe marrin vendim për rrënim, të pandehurit duke mos respektuar urdhërat dhe vendimet e lartcekura, duke larguar shiritat  e vendosura nga inspektorati, vazhdojnë me realizimin e punimeve duke punuar, konstruksion pa leje nderimit, të cilin objekt afarist te përfundojnë në tërësi. Gjithashtu në pronë shoqërore të pandehurit kanë vendosur kubëzat, e betonit, me qëllim që ta shfrytëzoj në pronën shoqërore, si pronë të tij dhe këtë e ka bërë pa pasur bazë ligjore dhe leje nga të dëmtuarit.

Kurse Personi përgjegjës i personit juridik E….. M…… SHPK- i pandehuri B.M., dhe e pandehura Personi juridik E…. M…… SHPK, kontrakton dhe në cilësi të punë kryesit ndërton objektin – afarist pa leje ndërtimi, në ngastrat kadastrale – pronë shoqërore të të dëmtuarës MMPHI-së,

Gjyqtari i procedurës, ka shqiptuar edhe URDHËRIN PËR RRËNIM, ashtu që është urdhëruar rrënimi i objektit për afarizëm ‘“ V……F……….” SHPK. në fshatin Reshtan, Komuna e Suharekës, në parcelat sipas aktakuzës, me shpenzimet e personit juridik të pandehurës V…… F…… SHPK si investitorë.

Rrënimi duhet të bëhet brenda afatit prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria së këtij aktgjykimi nga organi kompetent pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës-Departamenti i Ujërave me seli në Prishtinë.

Gjithashtu, urdhërohet personi përgjegjës i personit juridik të pandehurës V…… F…… SHPK, i pandehuri Xh.R., dhe e pandehura “ V……F……….” SHPK, që ti liroj nga njerëzit dhe sendet ashtu që ti kthej në posedim të dëmtuarës Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës-Departamenti i Ujërave, parcelat kadastrale në sipërfaqe prej 78 m2, dhe parcelën në sipërfaqe prej 132 m2, si dhe parcelën në sipërfaqe prej 333 m2, për shkak të uzurpimit të paligjshëm, në afatin prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi nën pasojat e përmbarimit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Gjyqtari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.