Gjykata ka shqiptuar dënim me 24 vite burgim ndaj 2 (dy) të akuzuarve

Gjykata ka shqiptuar dënim me 24 vite burgim ndaj 2 (dy) të akuzuarve

Prizren, 19 shtator 2023 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Ajser Skenderi– Kryetare, dhe anëtarët Kymete Kicaj dhe Luan Berisha) ka shpallur aktgjykim DËNUES ndaj të akuzuarve I.B., dhe A.G., , për shkak se: Në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i…

Prizren, 19 shtator 2023 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Ajser Skenderi– Kryetare, dhe anëtarët Kymete Kicaj dhe Luan Berisha) ka shpallur aktgjykim DËNUES ndaj të akuzuarve I.B., dhe A.G., , për shkak se:

Në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari V.Ç. (i dënuar në vitin 2021 shih SHËNIMIN) e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në ne dhomën e katit të dytë të shtëpisë të të akuzuarit I.B., në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor S.Th, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit A.M., J.H., dhe A.B:, si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Këso dore në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356,paragrafi 5 (me pasoja vdekjen e një personi), dhe paragrafi4 (me pasoja lëndime të rënda të më shumë personave) dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Këso dore në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarit I.B.,  e GJYKON:

  • DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 12 vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 28.01.2020.
  • Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit.

Të akuzuarin A.G., e GJYKON

  • DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 12 vitesh.
  • Të njëjti në ditën e shpalljes së Aktgjykimit, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, dhe i caktohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shënim: Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me datë 17.05.2021, kishte shpallur Aktgjykim Dënues ndaj të pandehurit V.Ç., (i bashkëpandehur me të akuzuarit I.B., dhe A.G.,)për shkak se: Se në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm në lidhje me armët apo materialet plasëse ka importuar, prodhuar ose shitur armë apo materiale palsëse, në atë mënyrë që gjatë muajit janar 2020, në podrumin e banesës së tij, në Prizren, të akuzuarve I.B., dhe A.G., ua ka dhënë në kapsollë elektrike dhe një kapsollë tjetër mekanike me fitil, të marrura nga Republika e Shqipërisë, e pastaj ua ka mbushur edhe një sh ishe prej tetrapak me pleh kimik- nitrat amoni që e kishte përzier me përbërës të naftës, të cilin eksploziv më pastaj e kanë vendosur në një pako, e ka marr i akuzuari  Iran pakon në fjalë të cilën e lënë nën ulësen e parë të veturës ku ulet vet, e pastaj i akuzuari A., ia paguan shumën prej 400 euro dhe në veturë të cilën e drejton largohen nga vendi i ngjarjes.

Këso dore ka kryer veprën penale importi, eksporti furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

Ndaj të njëjtit i është shqiptuar Dënimi me Gjobë në shumën prej 1,000 Euro.

Paraprakisht me datë 20.04.2021, Gjykata kishte pranuar Marrëveshjen për pranimin e fajësisë në mes të të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, dhe Prokurorisë Themelore në Prizren. Kurse me aktvendim të veçantë kishte veçuar procedurën ndaj të pandehurve I.B., dhe A.G., (për të cilin rast sot me datë 19.09.2023 është shpallur Aktgjykimi).