Prizren, 9 qershor 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj Shpresa Emra, e shoqëruar nga Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret kanë pritur në takim një delegacion nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Përgjegjësja e Sektorit të Përkthimit Zyrtar për Bashkëpunimin Ndërgjyqësor dhe Certifikimit të Marrëveshjeve…
Prizren, 9 qershor 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj Shpresa Emra, e shoqëruar nga Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret kanë pritur në takim një delegacion nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Përgjegjësja e Sektorit të Përkthimit Zyrtar për Bashkëpunimin Ndërgjyqësor dhe Certifikimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, znj. Vilma Xhullima, me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit, u diskutua rreth organizimit dhe funksionimi të Gjykatës Themelore në Prizren dhe degëve Suharekë & Dragash.
Gjithashtu u diskutua lidhur me praktikën dhe punën e përkthimeve në Gjykatën Themelore në Prizren, shërbimet e përkthimit si dhe shkëmbimit të përvojave në mes të dy institucioneve, me qëllim të përmbushjes së objektivave në fushën e përkthimit. Po ashtu, delegacioni u njoftua lidhur me procesin e certifikimit të interpretëve dhe përkthyeseve gjyqësorë, si një nga proceset më të rëndësishme për sistemin gjyqësor.