Kryetarja e Gjykatës, takon shefin e Misionit EULEX z Wigemark

Kryetarja e Gjykatës, takon shefin e Misionit EULEX z Wigemark

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, ka pritur sot në takim, shefin e Eulex-it, në Kosovë, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark. Kryetarja Emra, e ka njoftuar shefin e Misionit EULEX, për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Themelore në Prizren. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u fokusuan në trajtimin e lëndëve me prioritet të lartë. Në kuadër…

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, ka pritur sot në takim, shefin e Eulex-it, në Kosovë, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark.

Kryetarja Emra, e ka njoftuar shefin e Misionit EULEX, për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u fokusuan në trajtimin e lëndëve me prioritet të lartë.

Në kuadër të misionit, EULEX ka si shtyllë kryesore monitorimin e rasteve dhe gjykimeve të përzgjedhura në sistemin e drejtësisë së Kosovës, duke u fokusuar në rastet që kanë qenë nën mandatin e mëparshëm të EULEX, dhe më vonë i janë dorëzuar gjyqësorit vendor, si dhe rastet tjera, që mund të ndikojnë në rrugën evropiane të Kosovës.

Kryetarja znj. Emra, falënderoi z. Wigemark për kontributin që ka dhënë misioni evropian në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit dhe u shpreh e gatshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm në kuadër të mandatit aktual të këtij misioni.