Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, sot ka vizituar degën e Gjykatës Themelore në Suharekë.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, sot ka vizituar degën e Gjykatës Themelore në Suharekë.

Prizren 28 mars 2023. Gjatë këtij takimi Kryetarja Shpresa Emra, është pritur nga Gjyqtari mbikëqyrëse i kësaj dege z. Selajdin Gallapeni, të cilët kanë pasur takim me të gjithë Gjyqtarët dhe stafin administrativ dhe mbështetës. Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës, z. Gallapeni, nga afër ka njoftuar Kryetaren e Gjykatës me organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Themelore…

Prizren 28 mars 2023.

Gjatë këtij takimi Kryetarja Shpresa Emra, është pritur nga Gjyqtari mbikëqyrëse i kësaj dege z. Selajdin Gallapeni, të cilët kanë pasur takim me të gjithë Gjyqtarët dhe stafin administrativ dhe mbështetës.

Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës, z. Gallapeni, nga afër ka njoftuar Kryetaren e Gjykatës me organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Themelore në Suharekë, për mbarëvajtjen e punës në Gjykatë si dhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat është duke u ballafaquar kjo Gjykatë, për të treguar një efikasitet dhe profesionalizëm përtej pritshmërisë.

Kryetarja e Gjykatës, ka ofruar mbështetjen e plotë për këtë Gjykatë, e cila është model dhe shembull i organizimin dhe funksionalizimit, duke treguar një efikasitet të lartë në punë, përkundër vështirësive siç janë mungesa e stafit mbështetës dhe administrativ, për të cilat edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës është zotuar që do ti plotësoi.

Këto takime dhe vizita nga na e Kryetares do të jenë të rregullta, me qëllim të monitorimit të punës, për zbatimin e Planeve Strategjike të miratuara nga KGJK-,ja me qëllim të trajtimit të lëndëve me prioritet të lartë.