Kryetarja e Gjykatës , i’u uroi mirëseardhje 5 (pesë) bashkëpunëtorëve profesional

Kryetarja e Gjykatës , i’u uroi mirëseardhje 5 (pesë) bashkëpunëtorëve profesional

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot kanë filluar punën 5 (pesë) bashkëpunëtorë profesional, Kadire Rexha, Ilir Sertollaj, Erzana Homeli – Mustafa, Shpend Makasqi, dhe Delvina Ajazaj. Gjykata Themelore në Prizren tashmë ka një numër të përgjithshëm prej 26 bashkëpunëtorë, përfshirë Degët Dragash dhe Suharekë. Kryetarja e Gjykatës Shpresa Emra, i’u uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke…

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot kanë filluar punën 5 (pesë) bashkëpunëtorë profesional, Kadire Rexha, Ilir Sertollaj, Erzana Homeli – Mustafa, Shpend Makasqi, dhe Delvina Ajazaj.

Gjykata Themelore në Prizren tashmë ka një numër të përgjithshëm prej 26 bashkëpunëtorë, përfshirë Degët Dragash dhe Suharekë.

Kryetarja e Gjykatës Shpresa Emra, i’u uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar suksese në punën e tyre, si dhe theksoi se pret që rritja e numri të bashkëpunëtorëve do të ndikojë në avancimin e punës, dhe do të jep rezultat konkret në punën e Gjykatës Themelore në Prizren.

Po ashtu, Kryetarja Emra, shprehi gatishmëri për mbështetjen e bashkëpunëtorëve profesional si dhe kërkoi angazhim maksimal nga ana e tyre me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies të Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren tashmë ka 21(njëzetenjë) bashkëpunëtorë profesional, për 24 (njëzetekatër) Gjyqtare/ë, dhe kjo pritet të rezultoi drejtpërdrejt në efikasitetin e punës.

Gjykata Themelore – Dega në Suharekë ka 3 (tre) bashkëpunëtorë për 4 (katër) Gjyqtarë, dhe Dega në Dragash 2 (dy) bashkëpunëtorë për 2 (dy) Gjyqtare/ë.