Prizren, 04 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit T.N., për shkak se: – Se me datë 07 janar 2021, në shtëpinë e tij familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qellin të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës brenda një marrëdhënie familjare – bashkëshortes…
Prizren, 04 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit T.N., për shkak se:
– Se me datë 07 janar 2021, në shtëpinë e tij familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qellin të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës brenda një marrëdhënie familjare – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme bashkëshortore lidhur me xhelozinë që e ka i pandehuri ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, pasi që i pandehuri T.N., kthehet në shtëpi kërkon nga bashkëshortja e tij të di arsyen pse i ‘a kishte fshirë një numër të telefonit në telefonin e tij personal, edhe pse e dëmtuara është arsyetuar se nuk i ‘a ka prekur telefonin, i pandehuri tenton ta sulmoj fizikisht të dëmtuarën, dhe e njëjta nga frika se do të ndodhë një e keqe, mbyllet në dhomë e raporton rastin në Polici, qëndron në dhomë deri sa në vend ngjarje paraqiten zyrtarët Policor, me të cilat veprime i pandehuri T.N., tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe shqetësimit të madh,
- Kësodore ka kryer veprën penale dhuna në familje, nga neni 248 par. 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin T.N., e GJYKON
- Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej shtatë (7) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 07.01.2021.
- Dënim me GJOBË në shumën prej njëqind (100) euro,
Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.