Gjykata ka shqiptuar dënim me burgim dhe gjobë ndaj të akuzuarit për dhunë në familje

Gjykata ka shqiptuar dënim me burgim dhe gjobë ndaj të akuzuarit për dhunë në familje

Prizren, 04 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit T.N., për shkak se: – Se me datë 07 janar 2021, në shtëpinë e tij familjare, me dashje  kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qellin të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës brenda një marrëdhënie familjare – bashkëshortes…

Prizren, 04 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit T.N., për shkak se:

– Se me datë 07 janar 2021, në shtëpinë e tij familjare, me dashje  kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qellin të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës brenda një marrëdhënie familjare – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme  bashkëshortore lidhur me xhelozinë që e ka i pandehuri ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, pasi që i pandehuri T.N., kthehet në shtëpi kërkon nga bashkëshortja e tij të di arsyen  pse i ‘a kishte fshirë një numër të telefonit në telefonin e tij personal, edhe pse e dëmtuara është arsyetuar se nuk i ‘a ka prekur telefonin, i pandehuri tenton ta sulmoj fizikisht të dëmtuarën, dhe e njëjta nga frika se do të ndodhë një e keqe, mbyllet në dhomë e raporton rastin në Polici, qëndron në dhomë deri sa në vend ngjarje paraqiten zyrtarët Policor, me të cilat veprime i pandehuri T.N., tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe shqetësimit të madh,

  • Kësodore ka kryer veprën penale dhuna në familje, nga neni 248 par. 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin  T.N.,  e GJYKON

  • Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej shtatë (7) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 07.01.2021.  
  • Dënim me GJOBË në shumën prej njëqind (100) euro,

Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.