Gjykata shpall aktgjykim dënues ndaj tre (3) të akuzuarve për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Gjykata shpall aktgjykim dënues ndaj tre  (3) të akuzuarve për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Prizren, 17 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve  E.G., D.G., dhe B.M., për shkak se: –    Se me datë 09.07.2016, rreth orës 21:30 minuta në Prizren, në lagjen Arbana, në rrugën transit në bashkëveprim, dhe në kundërshtim me detyrimet…

Prizren, 17 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve  E.G., D.G., dhe B.M., për shkak se:

–    Se me datë 09.07.2016, rreth orës 21:30 minuta në Prizren, në lagjen Arbana, në rrugën transit në bashkëveprim, dhe në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara me ligj në cilësi të pronarëve dhe personave përgjegjës, nga pakujdesia dhe duke mos mbikëqyr punimet nuk i vendosin pajisjet për mbrojtje dhe sigurinë e jetës së njerëzve, me këto veprime shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që e dëmtuara E.K., si pasojë e mos vendosjes së kapakëve në pusetat e hapura dhe mos vendosjes së shenjave sinjalizuese, apo shiritit tregues nga kompania e cila po zhvillon punimet në atë rrugë, e dëmtuara bie në pusetën e hapur ku edhe pëson lëndime të lehta trupore.

  • kësodore kanë kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 par. 1 lidhur me par. 6 e lidhur me nenin 31 të KP-së.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarve u ka shqiptuar:

  • Të akuzuarit E.G., Dënim me BURG në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
  • Të akuzuarit D.G., Dënim me BURG në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
  • Të akuzuarit B.M., Dënim me BURG në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, me propozimin e mbrojtësit dhe me pëlqimin e të akuzuarve (në kuptim të Kodit Penal të Kosovës), dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 1,000 (njëmijë) euro, për secilin të akuzuar veç e veç.  

Të akuzuarit janë  obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, ashtu që secili veç e veç obligohet të paguajë shumën prej 30 euro, dhe shumën prej 50 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit, dhe shumën prej 20 euro në emër të ekspertizës mjeko – ligjore, secili veç e veç.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

###