1(një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1(një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 14.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale L.S nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor…

PRIZREN – 14.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale L.S nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par.1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 09.09.2020 nga ora 13:30, e që do të zgjasë deri më datë 08.10.2020.

Ekziston dyshimi i bazuar  se i pandehuri në ditën kritike derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ndejtur në oborrin e shkollës gjimnazi “Gjon Bozuku” në Prizren, i pandehuri i afrohet të dëmtuarave duke i ngacmuar me fjalë, dhe pasi që të dëmtuarat kërkojnë që i pandehuri të largohet, i njëjti përdor forcën ndaj të dëmtuarave, duke kapur për flokë dhe goditur me grushta në pjesë të fytyrës dhe kokës, të cilave ju shkakton lëndime të rënda trupore, duke pasur parasysh karakteristikat personale të pandehurit ku përveç veprave të tjera penale është recidivist edhe për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjykata konstaton se janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të KPPK-së për caktimin e paraburgimit, ndërsa a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.