30 (tridhjetë)ditë caktohet masa e paraburgimit

30 (tridhjetë)ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 25.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja. posedimi, shpërndarja dhe…

PRIZREN – 25.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja. posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së, dhe veprës penale sulmi ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 402 par.1 lidhur me para.2 të KPRK-së. Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 22.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 21.09.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së, për të pandehurin me iniciale A.K., sepse me datë 22.08.2020 rrethe orës 20:10 minuta ka poseduar pa autorizim me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substancë të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuan, në atë mënyrë që pasi  haset nga zyrtarët policor në Prizren e për të cilin kanë pasur informatë të mëhershme se është duke shitur substancë narkotike, kërkon që të ndalet dhe pasi i prezantohet si zyrtar policor, i njëjti fillon ta shtyjë dhe ta godet me duar dhe këmbë në trup këtu zyrtarin policor dhe duke vrapuar largohet në drejtim të Stacionit të Autobusëve, me ç ‘rast kur arrijnë ta ndalin tek i njëjti gjejnë sasi të konsiderueshëm  të substancës të dyshuar për narkotikë të llojit marihuan.