1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 24.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale B.Q. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga…

PRIZREN – 24.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale B.Q. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 315 par.1 pika 1.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 21.08.2020, nga ora 09:23 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 21.09.2020. 

Ekziston dyshimi i bazuar  se i pandehuri më datën 16.08.2020, rreth orës 09:30, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale Xh. J. e cila gjendet në Prizren, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë merr pasurin e luajtshme të të dëmtuarit me iniciale Xh. J., në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e askujt në shtëpi duke hapur me forcë dyert e shtëpisë, depërton brenda dhe nga aty merr një zingjir ari si dhe bizhuteri në vlerë prej 1000 euro dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.