30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak

30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak

PRIZREN – 12.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale B.A. nga Gjilani dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të  pandehurës me iniciale S.K. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, për…

PRIZREN – 12.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale B.A. nga Gjilani dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të  pandehurës me iniciale S.K. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, për shkak dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit  ndaj të pandehurve me iniciale B.A dhe S.K. do ju  llogaritet prej datës, 03.08.2020, e cila masë do të ju zgjasë deri më datën 02.09.2020.

  Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.A., nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, të KPP-së dhe për caktimin e arrestit shtëpiak për të pandehurën me iniciale S.K. nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 të KPP-së, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat që mund të shkaktoheshin nga shtija apo shpërndarja e narkotikëve, rrethanat dhe mënyra se si të pandehurit kanë kryer këtë vepër penale, nga sjelljet e tyre të mëparshme tregojnë rreziku nëse të njëjtit lihen në liri sidomos menjëherë pas kryerjes së kësaj vepre penale do të përsërisin këtë vepër penale të natyrës së njejtë.