1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 12.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale E.L. nga fshati Lluqan, Komuna e Bujanovcit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer…

PRIZREN – 12.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale E.L. nga fshati Lluqan, Komuna e Bujanovcit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së. Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 10.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 09.09.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së për të pandehurin me iniciale E.L., sepse me datë 10.08.2020 rrethe orës 11:20 minuta duke kaluar kufirin Shqipëri – Kosovë, gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve  në pikën kufitare në Vërmicë, në veturën të cilën e ka poseduar në pjesën e përparme tek motori është gjetur një sasi të substancës në peshë prej 5 kilogram e 587 gram, për të cilën dyshohet se është substancë narkotike e llojit marihuan. Me këto veprime i pandehuri pa autorizim ka poseduar dhe transportuar narkotikë substancë e cila është e ndaluar me ligj.