Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN –28.07.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit me iniciale E.B. nga Prizreni dhe e ka dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1(një) viti e 6(gjashtë) muaj për shkak se ka kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par….

PRIZREN –28.07.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit me iniciale E.B. nga Prizreni dhe e ka dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1(një) viti e 6(gjashtë) muaj për shkak se ka kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPRK-së.

Në periodën kohore prej vitit 2016-2017 në Prizren në cilësinë e personit zyrtar-inspektor i ndërtimit Komunal në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare ekzekutive ashtu që shkel ligjin për ndërtimin me nr. 2004/2015 neni 64 duke mos rrënuar objektin i cili nuk kishte leje ndërtimi fare me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin në atë mënyrë që nuk ndërmerr asnjë veprimi për rrënimin e objektit të ndërtuar në lagjen “Jenimahall” nga investitori NTSH “Shigjeta e Pashtrikut” me pronar F.H i cili nuk ka pasur leje për trembëdhjetë(13) kate, por i akuzuari vetëm ka kryer punë administrative në hartimin e procesverbaleve duke mos sjellur konkluzionin për rrënimin e objektit pa leje kështu ka mundësuar dobi pasurore trembëdhjetë(13) kate për investitorin NTSH “Shigjeta e Pashtrikut me pronar F.H.