Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 07.07. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  G.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale dhuna në familje, nga neni 248 par.1 dhe 2 të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale G.B. gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka…

PRIZREN, 07.07. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  G.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale dhuna në familje, nga neni 248 par.1 dhe 2 të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale G.B. gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar  me dënimin me kusht në kohëzgjatje prej 1 viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin prej 2 viteve, në raste se i akuzuari nuk kryen vepër të re penale, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind ) euro në të cilën dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit.

Sepse me datën 13.06.2020, në  Prizren, në shtëpinë e tyre familjare kryen dhunë ose keqtrajtim fizik dhe psikologjik, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një mardhënje familjare  ndaj të dëmtuarës me iniciale XH.M., në atë mënyrë që gjatë bashkësisë martesor i pandehuri e ka keqtrajtuar edhe fizikisht të dëmtuarën për të cilat raste e dëmtuara nuk ka gucuar ti raportoj rastet në polici.