Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykimin dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykimin dënues

PRIZREN, 10.06. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  R.XH., dhe R.G. nga Prizreni për shkak të veprës penale posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, nga neni 269 par.1 të KPRK-së.  Të akuzuarit me iniciale R.XH. dhe R.G.gjykata…

PRIZREN, 10.06. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  R.XH., dhe R.G. nga Prizreni për shkak të veprës penale posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, nga neni 269 par.1 të KPRK-së. 

Të akuzuarit me iniciale R.XH. dhe R.G.gjykata i  ka shpallur fajtor  dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin me kusht në kohëzgjatje prej 6 muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin ligjor prej 1 viti si dhe veç e veç dënimi  me gjobë në  shumën me nga 500 (pesëqind ) euro.

Sepse me datën 23.07.2019, në Prizren, gjatë patrullimit nga ana e policisë së Kosovës-njësia e reagimit të shpejt –NJRSH – Prizren, është ndalur vetura e tipit Golf-4, të cilin e drejtonte i pandehuri me iniciale R. Xh., kurse bashkudhëtari i  pandehuri me iniciale R.G. dhe M.B. ku gjatë kontrollit të kryer, nën ulësen e veturës janë gjetur 2 qese plastike me substancë narkotike të llojit marihuan me peshë prej 1.43 gr. të cilat të pandehurit i kanë poseduar pa autorizim, dhe të cilat janë sekuestruar si prova nga ana e policisë.