1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 14.04.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale I.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181…

PRIZREN – 14.04.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale I.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 par.4 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 08.04.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 07.05.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2. pika 1.2.3. të KPPRK-së, sepse i pandehuri
në shtëpinë e tij familjare e kanos të dëmtuarën me iniciale Z.K ( nënën ) e tij me fjalët ” në rast se analizat më dalin keq unë ka me ta vra vajzën tënde, më pas vetën dhe diqka e keqe ka me të ndodhë në këtë shtëpi”, duke shkatuar tek e dëmtuara ankth, frikë dhe pasiguri. Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.