30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e arrestit shtëpiak

30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e arrestit shtëpiak

PRIZREN – 29.03.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit e ndryshuar ne seancën dëgjimore ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurve me iniciale Gj.A.nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit…

PRIZREN – 29.03.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit e ndryshuar ne seancën dëgjimore ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurve me iniciale Gj.A.nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit dhe K.P. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK. Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit 26.03.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 25.04.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2. pika 1.2.3. të KPPRK-së, sepse duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, të pandehurit dyshohet se pas një konflikti verbal mes tyre dhe të dëmtuarit, ka filluar përleshja fizike, i pandehuri i parë e ka goditur me grusht të dëmtuarin dhe me nje qekan, ndërsa i pandehuri i dytë e ka goditur me thikë me qka ka rezultuar me lëndime trupore të rënda, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.