1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 13.03.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale N.J. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga…

PRIZREN – 13.03.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale N.J. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së). Masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës së arrestimit 12.03.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 12.04.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2. pika 1.2.3. të KPPRK-së, sepse duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, i pandehuri, me qëllim të cenimit të dinjitetit, brenda një marrëdhënie familjare, i shkakton dhunë – keqtrajtim fizik dhe psikologjik të dëmtuarve- Bashkëshortes së tij me iniciale M.J.- viktimë e ndjeshme, si dhe djalit të tij të mitur, me iniciale A.J., ashtu që duke qenë në gjendje të dehur, 1.77 promil alkool në gjak, kthehet në shtëpi dhe fillon që ti godas dyert e shtëpisë me grushta dhe iu drejtohet të dëmtuarve me fjalët “ ikni prej shtëpisë teme, shkoni ku të doni…”, e më pas merr një thikë të kuzhinës dhe i kërcënon të dëmtuarit, duke ju thënë  “ ikni prej shtëpisë se po ju shpoj me thikë…”, me ç ‘rast tek të dëmtuarit shkakton frikë, ankth dhe pasiguri, ku edhe kërkojnë mbrojtje në polici, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.