1(një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1(një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 28.01.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale H.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të vrasjes nga…

PRIZREN – 28.01.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale H.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të vrasjes nga neni 172  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së) dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit,  26.01.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 25.02.2020.

Sepse me datë 26.01.2020, rreth orës 15:45 minuta në Prizren,  privon nga jeta  tani të ndjerin me iniciale E.K. nga Prizreni, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje  ka ardhur deri tek një konflikt fizik në mes tyre, ashtu që nxjerr thikën të cilën e ka pasur me vete  dhe e godet të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit në afërsi të zemrës, ndërsa viktima pas dërgimit  në Qendrën Emergjente në Prizren, ndërron jetë si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse.