Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues

PRIZREN, 22.01. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  SH.K., dhe A.B. nga Prizreni për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë, nga neni 315 par.2.lidhur me nenin 31 të KPRK-së.  Të akuzuarit me iniciale SH.K. dhe A.B.gjykata i  ka shpallur…

PRIZREN, 22.01. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  SH.K., dhe A.B. nga Prizreni për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë, nga neni 315 par.2.lidhur me nenin 31 të KPRK-së. 

Të akuzuarit me iniciale SH.K. dhe A.B.gjykata i  ka shpallur fajtor  dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite si dhe veç e veç dënimi  me gjobë në  shumën me nga 1000 (njëmijë) euro.

Sepse me datën 26.08.2019, në kohë të papërcaktuar të pandehurit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve në mes veti, në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale I.M. në Prizren, ku i akuzuari me iniciale A.B. bënë roje, ndërsa i akuzuari me iniciale SH.K. ka depërtuar me forcë në hapësirat e brendshme të shtëpisë ku kanë marr sende me vlerë, me ç’rast të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.