PRIZREN, 27.12. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale N.S. nga Prizreni për shkak të veprës penale vjedhje nga neni 325 para.1 të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale N.S., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me…
PRIZREN, 27.12. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale N.S. nga Prizreni për shkak të veprës penale vjedhje nga neni 325 para.1 të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale N.S., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro.
Sepse me datën 05.04.2017 rrethë orës 07:00 në Prizren, saktësisht në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarës me iniciale B.B., ia merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë i pandehuri shkon në oborrin e të dëmtuarës me iniciale B.B. ia merr 6 (gjashtë) palë këpucë të markës “Adidas” me të cilat veprime të dëmtuarës i shkakton dëm material.