Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 27.12. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  N.S. nga  Prizreni  për shkak të veprës penale vjedhje  nga neni 325 para.1  të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale N.S., gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me…

PRIZREN, 27.12. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  N.S. nga  Prizreni  për shkak të veprës penale vjedhje  nga neni 325 para.1  të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale N.S., gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro.

Sepse me datën 05.04.2017 rrethë orës 07:00 në Prizren, saktësisht në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarës me iniciale B.B., ia merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë i pandehuri shkon në oborrin e të dëmtuarës me iniciale B.B. ia merr 6 (gjashtë) palë këpucë të markës “Adidas” me të cilat veprime të dëmtuarës i shkakton dëm material.