Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 06.11. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  A.D. nga  Prizreni  për shkak se  ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë nga neni  327 para.1.lidhur me nenin 31.të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale A.D, pas marrëveshjes me shkrim mbi  pranimin…

PRIZREN, 06.11. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  A.D. nga  Prizreni  për shkak se  ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë nga neni  327 para.1.lidhur me nenin 31.të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale A.D, pas marrëveshjes me shkrim mbi  pranimin e fajësisë e lidhur në mes të  akuzuarit dhe mbrojtësit të tij si dhe prokurorit, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 200,00 (dyqind) euro si dhe  dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje  prej  1 (një) viti.

Sepse me datën 09.12.2017, gjatë orëve të hershme të natës në Prizren në lagjen Ortakoll, i akuzuari me iniciale A.D. në bashkëveprim me të miturin me iniciale A.K., me qëllim që vetës ti sjell dobi pasurore të kundërligjshëm, duke shfrytëzuar orët e natës, ku prezenca e njerëzve është e rralluar, duke përdor një kaçavidë dhe me përdorimin e forcës fizike, duke hapur kapakun e motorit të veturës “VW Golf 2”,pronë e të dëmtuarit me iniciale H.D., nga ku arrin që të marrin akumulatorin (baterinë) e llojit “Varta”, të cilin më pas e shesin në hekurishten e qytetit të quajtur “Trimi” e cila gjendet në Perllonka, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.