30(tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit

30(tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 30.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) dite, ndaj të pandehurit me iniciale B.SH., nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale frikësimi gjatë procedurës…

PRIZREN – 30.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) dite, ndaj të pandehurit me iniciale B.SH., nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale frikësimi gjatë procedurës penale nga neni 387 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 28.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 27.11.2019.

Për shkak të dyshimit të arsyeshëm se duke përdorur kanosjen serioze apo mënyrat tjera të detyrimit ka nxitur-ndikuar te personat tjerë që të mos japin informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, kur këto informacione ndërlidhen me pengimin e procedurës penale, në atë mënyrë që prej datës 24.10.2019 e deri me datën 28.10.2019, në Komunën e Suharekës, ka shkuar te të dëmtuarit-dëshmitarët me iniciale M.K.; S.G. ; B.K. ; G.K. ; SH.M. ,dhe K.K. , të cilëve u ka thënë që para policisë të mos dëshmojnë për të dyshuarin – vëllain e tij me iniciale F.SH. dhe të dyshuarit tjerë me iniciale A,L dhe F.B. se po merren me fajde, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.