Tridhjetë (30) ditë caktohet masa e paraburgimit

Tridhjetë (30) ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 17.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale Y.K nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, pengim i personit zyrtar…

PRIZREN – 17.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale Y.K nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 401 par. 5 lidhur me para.1.të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 15.10.2019,dhe do të zgjasë deri më datën 14.11.2019.

Sepse egziston dyshim i arsyeshëm se me datën 15.10.2019, rrethë orës 20.50 minuta, në afërsi të stadiumit “Përparim Thaqi”, në Prizren i pandehuri me dashje e pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ashtu që  zyrtarët policor- të dëmtuarit me iniciale L.TH dhe S.R., kanë vërejtur automjetin e amrkës “Fiat Punto”,e cila ka qenë e parkuar, në afërsi të së cilës veturë ka qenë i pandehuri dhe gjatë kontrollimit të veturës, zyrtarët policor kanë vërjetur një aromë të narkotikut dhe pas kontrollimit është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike e llojit “marihuan”, pas së cilës i pandehuri i drejtohet zyrtarëve policor me fjalë kërcënuese, pastaj e kap personin zyrtar me iniciale L.TH. duke e penguar në kontrollimin e mëtejmë të automjetit, pas së cilës zyrtarët gjatë arrestimit, i pandehuri ka rezistuar, ku si rrjedhojë e mosbindjes ndaj urdhërave të policisë dhe përkundër rezistencës së tij, i njejti nga ana e policisë arrestohet.