Dyzet (dyzet) nxënës të Kombësive të ndryshme vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit

Dyzet (dyzet) nxënës të Kombësive të ndryshme vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit

Prizren – 12.10.2019 – ACCESS Prizren është projekti i Ambasadës Amerikane në Kosovë e cila implementohet nga Shoqata e mësuesve të gjuhës angleze në Kosovë – KETNET. Janë gjithsej 40 nxënës të kombësive shqiptare,turke,boshnajke nga komuniteti RAE dhe ate Malazezë dhe feve si ajo islame dhe ate katolike të moshave 13-15 vjeçar nga shkollat e…

Prizren – 12.10.2019 – ACCESS Prizren është projekti i Ambasadës Amerikane në Kosovë e cila implementohet nga Shoqata e mësuesve të gjuhës angleze në Kosovë – KETNET. Janë gjithsej 40 nxënës të kombësive shqiptare,turke,boshnajke nga komuniteti RAE dhe ate Malazezë dhe feve si ajo islame dhe ate katolike të moshave 13-15 vjeçar nga shkollat e ndryshme të rajonit të Prizrenit edhe pse ishte ditë e vikendit erdhën ta vizitonin Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshme.

Nxënësit u pritën në njërën nga sallat e gjykimit nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj, ku u  prezantua  struktura e gjykatës, punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën  e komunikimit  dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me publikun ku edhe vazhduan me  diskutimet e hapura. Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjell reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkt me Kryetarin e Gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun.

Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit  patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre, me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.

Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.