Një muaj caktohet masa e paraburgimit

Një muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 20.09.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale N.K. nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprat…

PRIZREN – 20.09.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale N.K. nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprat penale pengimi i të provuarit nga neni 386 par.1 lidhur me nënpar.1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprës penale frikësimi gjatë procedurës penale nga neni 387 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 18.09.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 17.10.2019.

                Sepse me  datën 16.09.2019 rrethë orës 23.50 minuta në Prizren, të pandehurit në bashkëkryerje, me anë të detyrimit, frikësimit, bëjnë nxitjen e dëshmitarit për tu tërhequr nga dëshmia në procedurë gjyqësore, në atë mënyrë që e dërgojnë. H.-te daja i të dëmtuarit me iniciale M.J. me porosi që ai të tërhiqet nga deklarata që e ka dhënë në polici kundër vëllait të pandehurit me iniciale N.K.., kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.