PRIZREN – 14.09.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurës me iniciale B.T. nga fshati Gjonaj, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale,…

PRIZREN – 14.09.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurës me iniciale B.T. nga fshati Gjonaj, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 par.2. idhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par 2. Të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 13.09.2019, nga ora 15:00, dhe do të zgjasë deri më datën 13.10.2019.

Sepse me datë 13.09.2019, rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Gjonaj, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura me iniciale B.T., ushtron dhunë, keqtrajtim brenda familjes, e cila ditën kritike, pasi që fillimisht fjaloset me të dëmtuarin(vjehrrin) e më pas me të dëmtuarën (vjehrrën) e saj, ku edhe i sulmon, duke i goditur me grusht në fytyrë dhe shqelma në këmbë, për shkak të të  cilave të dëmtuarit kanë kërkuar trajtim mjekësor, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.