PRIZREN, 06.09. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale K.RR. nga fshati Kobaj, Komuna e Prizrenit për shkak se ka kryer veprën penale mundësimi ose detyrimin në prostitucion nga neni 241 para.1. lidhur me nenin 81 të KPRK-së. Të akuzuarin me…
PRIZREN, 06.09. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale K.RR. nga fshati Kobaj, Komuna e Prizrenit për shkak se ka kryer veprën penale mundësimi ose detyrimin në prostitucion nga neni 241 para.1. lidhur me nenin 81 të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale K.RR , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1(një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e qëndrimit në ndalim prej 48 orëve, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 500(pesëqind) euro.
Sepse prej janarit të vitit 2018,në vazhdimësi deri me datën 08.07.2019, në Prizren ndihmon ose kontrollon personin tjetër përkatësisht gruan e tij-të dëmtuarën me iniciale A.RR., për qëllime të prostitucionit në atë mënyrë që i pandehuri e ndihmon në gjetjen e klientëve me qëllim të mundësimit të prostitucionit, ku fillimisht përmes telefonit i organizon takimet me klient, në lokale të ndryshme, me të njëjtit paraprakisht merren vesh lidhur me çmimin, e më pas e dërgon të njëjtën në hotele dhe shtëpi të klientëve.