Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 06.09. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  K.RR. nga fshati Kobaj, Komuna e Prizrenit  për shkak se  ka kryer  veprën penale mundësimi ose detyrimin në prostitucion  nga neni  241 para.1. lidhur me nenin 81 të KPRK-së. Të akuzuarin me…

PRIZREN, 06.09. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  K.RR. nga fshati Kobaj, Komuna e Prizrenit  për shkak se  ka kryer  veprën penale mundësimi ose detyrimin në prostitucion  nga neni  241 para.1. lidhur me nenin 81 të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale K.RR , gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej  1(një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e qëndrimit në ndalim prej 48 orëve, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 500(pesëqind)  euro.

Sepse prej janarit të vitit 2018,në vazhdimësi deri me datën 08.07.2019, në Prizren ndihmon ose kontrollon personin tjetër përkatësisht gruan e tij-të dëmtuarën me iniciale A.RR., për qëllime të prostitucionit në atë mënyrë që i pandehuri e ndihmon në gjetjen e klientëve me qëllim të mundësimit të prostitucionit, ku fillimisht përmes telefonit i organizon takimet me klient, në lokale të ndryshme, me të njëjtit paraprakisht merren vesh lidhur me çmimin, e më pas e dërgon të njëjtën në hotele dhe shtëpi të klientëve.