Një muaj caktohet masa e paraburgimit

Një muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 19.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale F.A. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë…

PRIZREN – 19.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale F.A. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 pika 3.2 e lidhur me nenin 248 të KPRK-së, Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit, 15.08.2019, nga ora 01:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 15.09.2019.  

Sepse  me datë, 15.08.2019, rreth orës 17:00 minuta, në banesën e përbashkët e cila gjendet në rrugën “Dëshmorët e Prekazit”, në Prizren, i pandehuri me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër –bashkëshortes së tij me iniciale Sh.T., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje paraprake e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me thikë në vetullën e djathtë.Me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.